Vendosni fjalën kyçe....

“Korrupsioni i ulët si kurrë më parë, po luftohet si asnjëherë tjetër” – Rama


Kryeministri Rama tha sot nga Berati se Shqipëria po e lufton korrupsionin si kurrë më parë.

Gjatë takimit me strukturat e PS-së, kreu i qeverisë tha se kjo gjë faktohet edhe nga raporti i BE-së që do publikohet në ditët në vijim.

“Ju kanë çmendur me uturimat se korrupsioni është rritur si asnjëherë tjetër, jo në fakt korrupsioni luftohet si asnjëherë tjetër dhe është i ulët si asnjëherë tjetër. Korrupsioni shikohet te ekonomia, si mund të jetë rritur korrupsioni dhe të jetë rritur ekonomia? Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe janë rritur të ardhurat në buxhet? Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe është rritur numri i kompanive që përfitojnë nga tenderat? Si është rritur korrupsioni kur pak ditë më parë, Bashkimi Europian përmes mekanizmave që monitoron ecurinë e fondeve publike, e ka renditur Shqipërinë të parën në rajon, me parametrat më të mirë në rajon.” – tha Rama.