Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së pret Lapajn e Qorin: Reforma zgjedhore kyçe për Shqipërinë


Ambasadori i BE-së në Tiranë ka pritur në zyrë kreun e Shqipëria Bëhet Lapaj e atë të Lëvizja Bashkë Qori.

Ai shkruan se ka zhvilluar biseda të vlefshme mbi demokracinë e shëndetshme e pluralizmin.

Gonzato nënvizon se reforma zgjedhore është tejet e rëndësishme për peshën e votës së çdo qytetari.

“Biseda të vlefshme sot me Adriatik Lapajn e Shqipëria Bëhet dhe Arlind Qorrin e Lëvizjes Bashkë, ku ramë dakord se një demokraci e shëndetshme ndërtohet mbi pluralizmin. Bashkëjetesa e zërave të ndryshëm politikë ndihmon në pasqyrimin e vetë strukturës së shoqërisë, siguron përfaqësim të drejtë dhe rrit besimin e publikut. Çdo votë e hedhur duhet të ketë të njëjtën peshë, në mënyrë që rezultatet zgjedhore të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Prandaj reforma zgjedhore ka rëndësi. Një kuadër zgjedhor i drejtë dhe transparent siguron që përfaqësimi në parlament të pasqyrojë zgjedhjet e votuesve. Ai fuqizon qytetarët, nxit pjesëmarrjen dhe forcon llogaridhënien,” tha ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.