
Reforma e qeverisë në arsim po i përgatit studentët e Universitetit Bujqësor për tregun e punës të vitit 2030.
Kjo ishte deklarata e ministres së Arsimit Kumbaro, e cila ishte në ceremoninë e diplomimit të studentëve për këtë vit akademik.
Ajo tha se studentët duhet të jenë krenarë që po diplomohen në universitetin më të vjetër në vend.
“Ekonomia në fund të vitit 2025 ka shënuar rritjen e saj më të lartë historike në Shqipëri. Bashkë me sektorin publik dhe privat kemi pagën më të lartë historike. Në sektorin publik, në fund të vitit 2025, rroga mesatare ishte 1026 euro në muaj, ndërsa në sektorin privat 785 euro në muaj. Bujqësia, agronomia, veterinaria janë sektorë strategjikë edhe në Prodhimin e Brendshëm Bruto në ekonomi që për vitin 2025 ishte 27 miliardë euro, krahasuar me 10 miliardë euro që ishte në vitin 2013. Këto shifra i thashë për t’ju treguar që jeni në sektorin e duhur. Reformat të dashur kolegë nuk janë për pedagogët, janë për studentët që diplomat tuaja sot e në 2030 të jenë një pasaportë edhe një kartë shumë e mirë për tregun e punës që do përballemi me një treg që sështë më ai i sotmi.” – tha Kumbaro.