
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, duke zbritur nën 100 dollarë për fuçi, pas marrëveshjes për një armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që përfshin edhe rihapjen e Stratit të Hormuzit, përcjell Euronews.
Tregjet aziatike reaguan pozitivisht ndaj lajmit, ndërsa investitorët mbeten të kujdesshëm deri në konfirmimin e qëndrueshmërisë së marrëveshjes.
Nafta Brent u kuotua rreth 92.99 dollarë për fuçi mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar një rritje prej 28.3% që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit, por duke mbetur dukshëm nën kulmet e fundit prej rreth 110 dollarësh për fuçi.
Ndërkohë, nafta WTI u kuotua rreth 94.70 dollarë për fuçi, ende mbi 41% më e lartë krahasuar me nivelet para konfliktit. Edhe çmimet e benzinës me shumicë arritën në 2.94 dollarë për gallon, duke reflektuar rritjen e përgjithshme të tregut energjetik.
Rënia e çmimeve vjen pasi presidenti Donald Trump deklaroi se do të pezullonte sulmet e paralajmëruara ndaj infrastrukturës civile në Iran.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian konfirmoi se Strati i Hormuzit do të mbetet i hapur për transport detar gjatë periudhës së armëpushimit, nën menaxhimin ushtarak iranian.