
Ish-deputeti i opozitës Dashamir Shehi, tha mbrëmjen e some se kreu i PD-së Sali Berisha është non grata nga SHBA-ja e për këtë arsye nuk ia vlen që të bëhet luftë për të.
Sipas kreut të LZHK-së Berisha nuk ka treguar si mund të mposhtet Rama që po lobon në SHBA me administratën Trump duke i dhënë dhëndrit të tij Kushner ishullin e Sazanit.
“Ne jemi vende të vogla, kemi nevojë për aleatë të mëdhenj, ti e izolon Shqipërinë, si do na ndihmosh kundër një “armiku” që ja jep Sazanin dhëndrit të Trump, që ka blerë lobingun ndërkombëtar. Ty s’të pranojnë andej, për çfarë bëjmë luftë ne. Që ja jep Durrësin ca matrapazëve arabë, sipas darkave që ka ngrënë Rama nëpër botë. Pse duhet ta bëjmë? Ka dhe etikë politika dhe një moral pavarësisht se thonë se politika s’ka moral. Nëse i thua ti hajdut e i korruptuar dikujt, duhet të jesh ti vetë i pastër, ka ardhur dita që në opozitën shqiptare, të rinjtë që janë brenda PD apo të tjerët që janë jashtë saj që kanë treguar se kishin peshë elektorale, të marrin përgjegjësitë e veta dhe të mos lodhen për një karrige politike dhe t’i dalin për zot halleve që ka Shqipëria.” – tha Shehi në emisionin “Oponencë” në News24.