Vendosni fjalën kyçe....

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave


Rreth 25% e mjeteve që janë paraqitur për testim e kontrollit teknik kanë ngelur për periudhën janar-mars 2026 sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Transportit të Shërbimit Rrugor (DPSHTRR).

Konkretisht gjatë periudhës Janar–Mars 2026 u kryen 95,659 kontrolle teknike (+58,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025).

Rreth 23,491 mjete nuk plotësuan standardet e sigurisë në rrugë (Janar-Mars 2026).

Sipas DPSHTRR arsyet kryesore që mjetet nuk kaluan kolaudimin, për 35% të tyre, sistemi i shkarkimit të gazrave, për 31% u hasën mangësi vizuale dhe funksionale.

Probleme te sistemi i drejtimit, i përcjelljes së fuqisë ne akse dhe amortizimit rezultoi për 19.5% të mjeteve të testuara. Sistemi i frenimit për 14.5% të mjeteve që ngelen në kolaudim.

Referuar të dhënave shpërndarja e mjeteve të testuara rezulton se rreth 89% e tyre janë automjete personale; Kamionë – 5.6%; Motomjete – 4%; Autobusë – 0.9%; Rimorkio – 0.4% dhe Mjete ndërtimi – 0.3%

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor