Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur alarmin për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të perimeve në tregjet e kryeqytetit.
Përmes një reagimi, Braçe bëri me dije se ka kryer një vëzhgim personal në disa prej zonave më të populluara të Tiranes, ku ka konstatuar shifra që i ka cilësuar si “të çmendura”.
Nga Njësia 5 deri te zona e “Brrylit” dhe “Shkolla e Baletit”, deputeti vuri re se niveli i lartë i çmimeve është uniform, duke u kthyer në një barrë të rëndë për xhepat e qytetarëve.
“Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh,” — u shpreh Braçe, duke nënvizuar se kjo situatë kërkon vëmendje të menjëhershme.
Sipas të dhënave të mbledhura në terren, domatja aktualisht po shitet me 300 deri në 350 lekë për kilogram.
Shqetësues mbetet fakti se tregu po dominohet nga importi, kryesisht nga Greqia dhe Turqia, ndërsa prodhimi vendas mbetet i pakët në sasi dhe shpeshherë i cilësisë së dobët për shkak të vjeljes së parakohshme.
“S’mund të dëgjojë kush, por këto janë pasojat. Domatja e importit dominon, ndërsa prodhimi ynë del i papjekur në treg vetëm për të kapur çmimin,” — nënvizoi deputeti.
Situata paraqitet akoma më e rëndë për produktet e tjera të shportës.
Speci i kuq ka arritur shifrën rekord prej 450 lekësh për kilogram, ndërkohë që sasia në treg është tejet e kufizuar.
Braçe bëri thirrje për një reflektim mbi politikat e prodhimit vendas, duke paralajmëruar se mungesa e vë
