
Një 63-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një sherri në Vlorë.
Viktima dyshohet se është përplasur fizikisht me dy persona të tjerë të cilët e kanë qëlluar me grushte.
Ai ka humbur ndjenjat dhe më pas është dërguar në spital ku ka gjetur vdekjen.
“Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi I. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.