Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca në themel për Veliajn dhe 29 të tjerë, mungon kryebashkiaku i Tiranës



Ka nisur seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 persona të tjerë.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa vetë Veliaj nuk është paraqitur. Sipas gjykatës, ai ka depozituar një deklaratë ku shpreh vullnetin për t’u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili ndodhet në seancë.

Gjithashtu, në seancë mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë.

Seanca pritet të vijojë me paraqitjen e qëndrimeve nga palët dhe shqyrtimin e provave në lidhje me çështjen.