
Forcat speciale “Shqiponja” kanë ndaluar një mjet të dyshimtë pas një ndjekjeje që zgjati mbi 30 minuta në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit janë dëmtuar tre automjete policie, ndërsa dy efektivë kanë mbetur të plagosur.
Brenda mjetit të ndaluar ndodheshin dy të mitur, rrethanat e përfshirjes së të cilëve në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.
Dy policët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.