
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer kontrolle në një kompleks luksoz në jug të vendit, në Palasë.
Kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys Agasit me vendim të GJKKO-së, shkruan Report Tv.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë materiale dhe pajisje nga vilat, të cilat mund të jenë të vlefshme për hetimet.