Vendosni fjalën kyçe....

Besimtarët katolikë kremtojnë të dielën e Larit në Lezhë, nis Java e Madhe



Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në Katedralen e Shën Nikollit për të kremtuar të Dielën e Larit, një nga momentet më të rëndësishme që shënon nisjen e Javës së Madhe.

Ceremonia nisi me bekimin e degëve të larit dhe ullirit, simbole të paqes dhe shpresës, dhe vijoi me procesionin tradicional dhe meshën e shenjtë, të drejtuar nga Otavio Vitale.

Në mesazhin e tij, arqipeshkvi theksoi rëndësinë e përkushtimit ndaj paqes dhe luftës kundër së keqes, duke ftuar besimtarët në reflektim dhe forcim të besimit.

E diela e Larit shënon fillimin e Javës së Madhe, një periudhë e rëndësishme shpirtërore për besimtarët e krishterë, e cila kulmon me festën e Pashkëve.

Në këtë ditë, komuniteti katolik në Lezhë përcolli mesazhe shprese, besimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore, duke e konsideruar këtë periudhë si një moment afrimi me Zotin dhe me njëri-tjetrin.