Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ka vetëm një rrugë, dorëheqjen” – Berisha njofton protestë më 17 prill në Tiranë


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar datën e protestës së radhës të opozitës, duke bërë thirrje për mobilizim kombëtar më 17 prill në Tiranë.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama “ka vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë”, duke e lidhur protestën me kërkesën për largimin e tij nga pushteti.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj,” tha ai.

Berisha shtoi se më 17 prill “e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë”, ndërsa opozita, sipas tij, mbetet e vendosur në përballjen politike me qeverinë.