Vendosni fjalën kyçe....

IKMT aksion në Radhimë, banorët kundërshtojnë prishjen e 5 objekteve



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), i shoqëruar nga Policia dhe forcat e FNSH-së, ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në Radhimë për të ndërhyrë në prishjen e disa ndërtimeve në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, mes kundërshtimeve të banorëve, pritet të shemben gjithsej pesë objekte: katër banesa dhe një restorant.

Banorëve të prekur nga ky aksion u është dhënë një afat prej dy orësh për të liruar ndërtesat që do të prishen.