
Kombëtarja e Kosovës ka shkruar historinë duke qenë vetëm një ndeshje larg botërorit.
Kombëtarja dardane fitoi në Sllovaki 3-4 dhe tashmë pret në finale Turqinë në Prishtinë ku ka rastin e artë të presë një biletë për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në botë.
Golat për Kosovën u shënuan nga Hoxha, Asllani, Muslija e Hajrizi. Të martën Kosova do presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Turqinë, që u kualifikua pas fitores së ngushtë në Stamboll ndaj Rumanisë 1-0.