Vendosni fjalën kyçe....

“Sokol Balla anëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama”- Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka lëshuar akuza të forta ndaj një televizioni , duke e cilësuar atë si të angazhuar në mbrojtje të interesave kriminale.

Ai deklaroi se një media e licencuar po abuzon me hapësirën publike duke transmetuar gjatë gjithë kohës përmbajtje në mbrojtje të një personi të vetëm, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë dhe të papranueshme.

Gjatë fjalës së tij, Berisha përmendi edhe gazetarin Sokol Balla, duke e quajtur anëtar te organizatës kriminale Balluku-Rama

“Ata duhet të lirohen menjëherë. Jam këtu për të denoncuar shfaqjen në tregun mediatik të telelubisë, një tv i licensuar nga autoriteti përkatës 24 orë mbi 24 orë ka si temë të vetme Lubinë dhe avokatinë ndaj Lubisë.

Nuk ka akte më të turpshme dhe më abuzive me hapësirë mediatike se sa të personalizosh një media me një delinkuente…nuk quhet më ABC, por do të quhet telelubia, 24 orë mbi 24 orë sulmon verbërisht në mbrojtje, duke treguar se është pjesë e organizatës kriminale të Lubisë.

Po Sokol Balluku, më falni Balla është a

Tejkalon çdo kufi kur ky televizion nëtar i organizatës kriminale Balluku-Rama.

Vala është e qytetarëve nuk është e pronarëve. Vala është pasuri publike dhe nuk mund të përdoret për interesa kriminale kundër publikut shqiptar.

Shko merr avokat paguaj paratë sepse edhe vetë je në tavë. Abuzim ekstrem, atë nuk po e bën as televizioni shtetëror…Unë këto i denoncoj sepse vala është e publikut dhe jo e pronarëve.

Nuk mund të rreshtohen me dhjetëra dëshmitarë të rremë të Shqipërisë dhe të Kosovës vetëm për të mbrojtur një hajdute të pamëshirë. Rreshtohen 6 dëshmitarë të rremë, për të mbrojtur një organizatë kriminale…Se ai që i fton është anëtar i organizatës kriminale, po ai Sokol Balla…Balluku…Ndaj nuk mund ta kaloja kështu”, tha ndër të tjera Berisha.