
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 69-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rrëshqitur në një terren malor.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 09:40, 69-vjeçari, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se ka rrëshqitur teksa po priste dru zjarri, duke humbur jetën në vend.
Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.