Vendosni fjalën kyçe....

Volkswagen tërheq 100,000 automjete elektrike për probleme me baterinë


Volkswagen po tërheq nga tregu pothuajse 100,000 automjete elektrike, prej të cilave rreth 28,000 ndodhen në Gjermani, duke përmendur probleme të lidhura me modulet e baterisë, sipas Autoritetit Federal Gjerman për Automjetet (KBA).

Njoftimet për tërheqje prekin rreth 75,000 automjete nga seria ID. e Volkswagen, si dhe afro 20,000 modele Cupra Born, të prodhuara midis shkurtit 2022 dhe gushtit 2024.

Sipas njoftimeve të publikuara më herët këtë muaj, modulet në baterinë me tension të lartë që nuk përmbushin specifikimet mund të çojnë në ulje të autonomisë së automjetit, si dhe paraqesin rrezik zjarri.

Automjetet e thirrura për kontroll do t’i nënshtrohen një përditësimi softuerik, bateria me tension të lartë do të inspektohet dhe, nëse është e nevojshme, do të zëvendësohen modulet individuale të saj, thuhet në njoftime.

Media gjermane Focus ishte e para që raportoi për këtë tërheqje nga tregu, shkruan Reuters.