
Ervin Salianji ka reaguar ashpër pas përjashtimit nga PD-ja të dy këshilltarëe bashkiakë në Durrës për mbështjetjen e foltoreve të ish-deputetit.
Ai shkruan në rrjetet sociale se humbësat po përjashtojnë fituesit dhe se është e paimagjinueshme sesi në selinë blu ka ende një ekip drejtuesish me këtë mendësi. Në fund Salianji nënvizon se PD-ja nuk është pronë private por u përket të gjithë demokratëve.
“Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët.
E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon depresionin dhe frikën! Frika nga gara nuk është lidership! Dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin një ide: garën. Kjo nuk është forcë. Kjo është frikë. Partia Demokratike nuk është pronë private. Është e demokratëve dhe demokratët nuk përjashtohen! Ata votojnë, ata zgjedhin!”