Vendosni fjalën kyçe....

Avioni ushtarak me 125 persona nw bord rrëzohet në Kolumbi


Të paktën një person ka humbur jetën pasi një avion ushtarak kolumbian me 125 persona në bord u rrëzua menjëherë pas ngritjes në jug të vendit.

Komandanti i Forcave Ajrore, Carlos Fernando Silva, deklaroi në një video të publikuar në rrjetet sociale të hënën se avioni transportonte 114 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa autoritetet po hetojnë ende shkaqet e aksidentit.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, njoftoi në platformën X se të paktën një person ka vdekur, 77 janë plagosur dhe statusi i 43 personave të tjerë mbetet i paqartë.

“Shkaqet e aksidentit të avionit Hercules janë ende të panjohura. Forcë për familjet e ushtarëve të rinj të Atdheut,” tha ai.

Më herët, ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez deklaroi se aksidenti ndodhi kur avioni Lockheed Martin Hercules C-130 u ngrit nga Puerto Leguizamo, pranë kufirit me Perunë, ndërsa transportonte trupa ushtarake.

“Njësitë ushtarake ndodhen tashmë në vendin e ngjarjes. Megjithatë, numri i viktimave dhe shkaqet e rrëzimit nuk janë konfirmuar ende,” shkroi Sanchez në rrjetet sociale të hënën.

“Është një ngjarje thellësisht e dhimbshme për vendin. Lutjet tona u sjellshin pak ngushëllim familjeve,” shtoi ai.

Radio kolumbiane Blu Radio raportoi se rrëzimi ndodhi rreth 3 km nga një zonë urbane.

Kolumbia bleu avionin e parë Hercules C-130 në fund të viteve 1960 dhe më vonë ka modernizuar disa nga këta avionë me modele më të reja të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, shkruan Al Jazeera.

Muajin e kaluar, një tjetër avion Hercules C-130 i Forcave Ajrore të Bolivisë u rrëzua në qytetin El Alto, duke i shpëtuar për pak goditjes së një ndërtese banimi.