Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave


Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Vlorë–Kotë.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë, i cili ishte pasagjer në një prej mjeteve.

Vetëm dy orë pas aksidentit, i plagosuri nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga kjo ngjarje tragjike.

Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz”, me targa FR4044CAA, që drejtohej nga një 30-vjeçar, dhe një automjet tip “Ford” me targa AB309FL.

Dy drejtuesit e mjeteve humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.