Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është i lënduar gjatë protestës pasi policia po përdor spraj dhe autobotë me ujë pranë banesës së tij.
Ai ka marrë një sasi të konsiderueshme spraji në sy dhe po ndjehet keq, ndërsa deputetët që e shoqërojnë i japin ndihmën e nevojshme.
Pas disa minutash pushim, Berisha rifillon marshimin bashkë me qytetarë dhe deputetë të tjerë demokratë.
Protestuesit po marshojnë në disa zona të Tiranës dhe drejt Kuvendit, duke vijuar me thirrjet kundër qeverisë.
