Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 28-vjeçari në Tiranë, humb kontrollin e motomjetit dhe përplaset me barrierat


Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari u regjistrua sot në Tiranë, ku  humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.