Gjatë protestës së Partisë Demokratike në Tiranë, dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë plagosur si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga turma e protestuesve. Të dy efektivët po transportohen drejt Spitali Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
“Dy efektivë të Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit… Aktualisht, të dy efektivët po transportohen drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore,” raporton media.
Situata ka shënuar tensione të mëtejshme kur deputeti Luçiano Boçi, së bashku me deputetin Xhelal Mziu, është përfshirë në një debat dhe përplasje me efektivët e policisë.
Boçi ka kritikuar ashpër veprimet e policisë ndaj qytetarëve, duke thënë: “S’ke turp, jeni ushtarë, merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë, legena… Mos më prekni me dorë. Nuk mund të godisni.”
“Është e pafalshme të dhunoni qytetarët… Ju surretër jeni ushtarë para krimit. Godisni ju.”
Protesta vijon në Tiranë, me turmën që marshon drejt institucioneve kryesore, ndërsa policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të kontrolluar situatën.
Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim e sipër, ndërsa përplasje të tjera mund të ndodhin gjatë marshimit drejt Kuvendit dhe institucioneve të tjera qeveritare.
Në këtë kontekst, lideri i PD-së Sali Berisha, i cili u godit me spraj në sy më parë gjatë protestës, i është bashkuar sërish marshimit.
