Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh sot Asamblenë e PS në Durrës


Këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet në Durrës duke nisur nga ora 10:00.

Mbledhja do të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryesocialisti Rama.

Në rendin e ditës parashikohet një analizë e punës së Organizatave Socialiste në të gjithë vendin, dhënia e udhëzimeve për zgjedhjet e brendshme të partisë, si dhe një vlerësim i detajuar i performancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Asambleja e PS pritet të diskutojë përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe të miratojë nismën për organizimin e partisë në diasporë.