
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ka komentuar çështjen e Belinda Ballukut dhe zhvillimet në Partinë Socialiste.
Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar u shpreh se nëse dosja Balluku implikon edhe kryeministrin Edi Rama, ajo duhet t’u dërgohet institucioneve të Bashkimit Europian për një vlerësim të mëtejshëm. Në përgjigje, Berisha deklaroi se sipas tij, institucionet ndërkombëtare tashmë janë në dijeni të kësaj dosjeje.
“Doktor, të përshëndes. Nëse dosja Balluku e implikon edhe Ramën, duhet që anëtarët e Komisionit të Mandateve ta dërgojnë tek institucionet e BE që ata të marrin vendimin përfundimtar për këtë qeveri.”
Berisha: Faleminderit shumë Sokol për sugjerimin, por unë të garantoj se ata e kanë.
Institucionet ndërkombëtare e kanë atë dosje.
“Si e interpretoni faktin që Balluku mbetet sërish drejtuese politike në Fier. A është kjo shenjë force apo dobësie e qeverisë?”
Berisha: Përkundrazi dëshmon se Edi Rama është tërësisht i kapur nga Balluku dhe është shenjë forcë e Ballukut.
Mos u çudit nesër që ajo të zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e partisë së krimit. Apo sot, kur e kanë atë mbledhje.