Vendosni fjalën kyçe....

Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin



Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka përcjellë urimin: “Mirëmëngjes 😊 Gëzuar Fitër Bajramin ☀️”.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festohet nga besimtarët myslimanë me lutje, solidaritet dhe urime për paqe e mirësi.