Vendosni fjalën kyçe....

Trump sulmon aleatët e NATO-s: SHBA nuk ka më nevojë për ndihmë në luftën me Iranin


Donald Trump ka kritikuar ashpër aleatët e NATO, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka më nevojë për mbështetjen e tyre në konfliktin me Iran.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se është informuar se disa vende të NATO-s nuk dëshirojnë të përfshihen në luftë.

Ne nuk kemi më nevojë, apo dëshirë, për ndihmën e vendeve të NATO-s, nuk kemi pasur kurrë nevojë për të,” shkroi ai.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, ndërsa më herët gjatë ditës drejtori i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në SHBA, Joe Kent, dha dorëheqjen duke kundërshtuar luftën. Ai u shpreh se “Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm” për SHBA-në.

Ndërkohë, zhvillimet në terren vijojnë të përshkallëzohen.

Izrael pretendon se ka vrarë një nga figurat kryesore të sigurisë në Iran, Ali Larijani, gjatë një sulmi në Teheran, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane.

Larijani ishte parë për herë të fundit në publik gjatë një marshimi për Ditën e Kudsi në Teheran, vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë, situata në Iran po rëndohet edhe për popullsinë civile, ku Ministria e Inteligjencës në Teheran ka njoftuar se ka sekuestruar qindra pajisje Starlink, të cilat përdoren nga disa iranianë për të aksesuar internetin.