
PD-ja ka ngritur komisionin për modernizimin e komunikimit dixhital.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë u miratuan emrat e anëtarëve të këtij komisioni.
Ai do merret me listat e anëtarësisë online, komunikimin dixhital të PD-së, komunikimi mes degëve si dhe ai me qytetarët brenda e jashtë vendit, shkruan BW.
Grupi i punës përbëhet nga Ervin Minarolli, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Besart Xhaferri, Albana Vokshi, Klevis Balliu e Grigels Muçollari.