Donald Trump ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të National Counterterrorism Center, Joe Kent, i cili u largua nga detyra duke kundërshtuar luftën me Iran.
Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh kritik ndaj Kent, duke e cilësuar atë të dobët në çështjet e sigurisë.
“E lexova deklaratën e tij. Gjithmonë kam menduar se ishte një djalë i mirë, por gjithmonë kam menduar se ishte i dobët në siguri, shumë i dobët,” tha ai.
Presidenti amerikan shtoi se nuk e njihte mirë ish-zyrtarin, por sipas tij largimi i Kent është pozitiv.
“Kur lexova deklaratën e tij, kuptova se bëri mirë që është larguar, sepse ai tha se Irani nuk ishte një kërcënim,” u shpreh Trump.
Duke kundërshtuar drejtpërdrejt qëndrimin e ish-drejtorit, Trump theksoi se Irani përbën rrezik në shkallë globale.
“Irani ishte një kërcënim, çdo vend e ka kuptuar se çfarë kërcënimi përbën Irani,” deklaroi ai.
Reagimi i Trump vjen në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa qëndrimet brenda administratës amerikane lidhur me konfliktin në Iran vijojnë të jenë të ndara.
