Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët fusha e gazit natyror në Emiratet Arabe pas sulmit me dron


Fusha gjigante e gazit natyror, Shah, në Emiratet e Bashkuara Arabe u përfshi nga zjarri pas një sulmi me dron.

Nuk u raportua për të lënduar dhe autoritetet e Abu Dabit po përpiqeshin të mbanin flakët nën kontroll.

Shah është një fushë gazi me përmbajtje të lartë squfuri, e ndodhur në shkretëtirën e “Lagjes së Boshatisur” në perëndim të Abu Dabit. Ajo operohet nga një sipërmarrje e përbashkët e kompanisë kombëtare të naftës “Abu Dhabi National Oil Co.” dhe “Occidental Petroleum Corp.”