Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një fshat të Beratit, flakët po përhapen drejt pishave



Një zjarr ka përfshirë këtë të diel ullishtet e fshatit Duhanas, duke djegur një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur shpejt në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në pjesën fundore të kodrës dhe, i favorizuar nga era, është përhapur drejt sipërfaqes së mbjellë me ullishte. Flakët po avancojnë gjithashtu drejt një zone të gjelbëruar me pisha.

Tymi dhe flakët janë parë edhe nga banorët e zonave përreth, veçanërisht në lagjen Uznovë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Repartit Zjarrfikës dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një incident të shkaktuar nga pakujdesia.