
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, garoi këtë të dielë në disiplinën Slalom në Ore të Suedisë, duke zënë vendin e tetë me kohën totale 1’45“44.
Gara rezultoi e vështirë për Colturin, e cila në lëshimin e parë regjistroi kohën 51.26 dhe u rendit e gjashta, ndërsa në lëshimin e dytë (54.18) zbriti në vendin e 22-të.
Në podiumin e top-3, vendi i parë shkoi për Mikaela Shiffrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ndjekur nga Emma Aicher (Gjermani) dhe Wendy Holdener (Zvicër).
Kupa e Botës për Skitë Alpine të vajzave vazhdon të mbetet një garë shumë e ndjekur dhe interesante për të gjithë të apasionuarit e këtij sporti.