Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi të dielën se lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ndodhet në “shëndet shumë të mirë”, pas spekulimeve mbi gjendjen e tij shëndetësore, pas raportimeve se ishte plagosur gjatë sulmit të parë të operacionit Epic Fury.
Araghchi i tha mediave arabe Al-Araby Al-Jadeed se Khamenei mbetet “në kontroll të situatës”.
Lideri i ri iranian ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje publike që nga marrja e detyrës pas vdekjes së babait të tij, i njohur si ayatollah Ali Khamenei, përcjell Fox News.
Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të shtunën për NBC News se kishte dëgjuar se lideri i ri mund të ishte tashmë i ndarë nga jeta.
