Vendosni fjalën kyçe....

Një anije kontejnerësh goditet nga një predhë e panjohur në veriperëndim të Dubait



Një anije kontejnerësh është goditur nga një “predhë e panjohur” rreth 35 milje detare në veriperëndim të Dubait dhe Jebel Ali, njoftoi United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO).

Sipas njoftimit të publikuar të enjten, kapiteni i anijes raportoi se goditja shkaktoi një zjarr të vogël në bord.

“UKMTO ka marrë një raport për një incident 35 milje detare në veri të Jebel Ali, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kapiteni raportoi se anija kontejnerësh u godit nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar një zjarr të vogël në bord”, thuhet në njoftim.

Autoritetet bëjnë me dije se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe nuk raportohet për ndotje mjedisore.

Ndërkohë, rrethanat e incidentit mbeten ende nën hetim, përcjell Fox News.