
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar në një shkrim në rrjetin e saj social facebook se çmimi maksimal i naftës në treg nuk mund të tejkalojë 1,54 euro për litër, ndërsa për benzinën çmimi maksimal është 1,36 euro për litër.
Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që çdo parregullsi në tregun e derivateve ta raportojnë në numrin pa pagesë 0800 11000.
Njoftimi:
“Të nderuar qytetarë,
Sipas të dhënave të importit të sotëm, çmimi për litër i derivateve është në rënie. Importi sot është bërë me këto çmime:
Nafta: 1.40 €/l
Benzina: 1.22 €/l
Rrjedhimisht, bazuar në vendimin në fuqi për marzhën e fitimit, nga nesër çmimi maksimal në treg nuk mund të jetë më i lartë se:
* Nafta: 1.54 €/l
* Benzina: 1.36 €/l
Për çdo parregullsi në tregun e derivateve, ju inkurajoj t’i raportoni në numrin pa pagesë: 0800 11000.
Falë bashkëpunimit tuaj, mund të sigurojmë një treg më të drejtë dhe transparent për të gjithë”, shkruan ajo.