
Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për situatën në të cilën ndodhet vendi.
Pak para se të hynte në Kuvendi i Shqipërisë, Berisha falënderoi protestuesit për mbështetjen dhe theksoi se Rama po mbyll dyert e Bashkimi Europian për Shqipërinë.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj situate dramatike që po përjeton vendi. Në një kohë kur Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e BE dhe më gjerë, nuk ka sot një kryeministër më të poshtëruar para botës dhe popullit të tij si Rama. I poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Aty ku bën ligje në Kuvend, firmën ia merr pëllumbësha Spirogjoka, aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin”, tha ai.
Berisha u shpreh gjithashtu se, sipas tij, kryeministri është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim për të mbrojtur veten.
“Zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike europiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Ai për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim. Në darkat e tij të neveritshme shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen për të kërkuar që të ndryshojë mendimi. Ky pra është Edi Rama dhe ta dinë shqiptarët”, tha ai.