Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve paskan qenë gabim


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, të cilën gjykata e cilësoi si cenim të fjalës së lirë.

Në reagimin e tij, Rama ironizoi qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se sipas këtij vendimi duket sikur shumica e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës.

“Sipas këtij vendimi mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të TikTok-ut,” shkroi Rama.

Sipas kryeministrit, mbyllja e përkohshme e platformës solli rezultate konkrete, pasi kompania ndërmori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve. Ai theksoi se rihapja e platformës u bë pas mirëkuptimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj.

“Falë asaj mbylljeje sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar,” u shpreh Rama.