Vendosni fjalën kyçe....

Burri i vë flakën vetes brenda autobusit, 6 viktima në Zvicër (Video)


Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një autobus u përfshi nga flakët në një qytet në Zvicër. Dyshohet se flaka në autobus u shkaktua nga një burrë që i vuri zjarrin vetes për arsye ende të panjohura, shkruan Hindustan Times.

Zjarri ndodhi në Kerzers, në kantonin e Friburgut në Zvicrën perëndimore, njoftoi policia përmes një postimi në rrjetet sociale.

Policia tha se incidenti ndodhi të martën në mbrëmje në rrugën kryesore të qytetit të vogël, 20 km në perëndim të kryeqytetit zviceran, Bernës, shkruan The Guardian.

Publikut iu kërkua të qëndrojë larg zonës dhe të ndjekë udhëzimet e ekipeve të emergjencës.

Agjencia zvicerane e lajmeve, Keystone-SDA, raportoi se një person u transportua me helikopter.