
Bajerni i Mynihut dhe Atletiko e Madridit janë thuajse me një këmbë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pasi i kthyen në ndeshje stërvitore sfidat e vajtjes.
Bavarezët shkërmoqën Atalantan 6-1 në Itali ndërsa madrilenët mposhtën Totenhemi 5-2 në Spanjë.
Barcelona nga ana e saj mori një barazim në Angli ndaj Njukasëllit duke qenë më pranë biletës për në gjysmëfinale.
Në ndeshjen e luajtur më herët, Gallatasarai mposhti ngushtë në Stamboll Liverpulin 1-0.