Donald Trump deklaroi se nuk është “i lumtur” me liderin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke refuzuar të tregojë se si planifikon të veprojë ndaj tij.
Në një intervistë për New York Post, Trump u pyet për planet e tij lidhur me liderin e ri iranian, por u përgjigj shkurt: “Nuk do t’jua them. Nuk jam i lumtur me të.”
Khamenei, 56 vjeç, u emërua gjatë fundjavës në krye të Iranit, duke zëvendësuar të atin, Ali Khamenei. Sipas raportimeve, ai u vra në një sulm izraelit në fillim të fushatës së bombardimeve të përbashkëta mes SHBA-së dhe Izraelit.
Në të njëjtën intervistë, Trump minimizoi gjithashtu spekulimet se SHBA mund të dërgojë trupa në Iran për të siguruar materialet bërthamore në objektin nëntokësor të pasurimit pranë qytetit të Isfahan.
“Ende nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi as afër një vendimi të tillë,” tha presidenti amerikan.
Megjithatë, disa media amerikane raportojnë se mundësia e një operacioni të tillë po diskutohet brenda administratës amerikane.
