Vendosni fjalën kyçe....

“Po i japim fund kërcënimit nga Irani njëherë e mirë” – Trump


Presidenti amerikan Trump mbrojti të hënën ndikimin e Operacionit “Epic Fury”, duke u thënë gazetarëve në Florida se aksioni ushtarak i SHBA-së kishte ulur në mënyrë thelbësore lëshimet e raketave dhe dronëve iranianë dhe kishte penguar Teheranin të përparonte në aftësitë e tij bërthamore.

Gjatë një përditësimi në ditën e 11-të të operacionit, Trump tha se misioni – përfshirë “Midnight Hammer” në qershor 2025 – ishte jetik për ndalimin e asaj që ai e përshkroi si një kërcënim bërthamor të pashmangshëm nga Irani dhe për mbrojtjen e Izraelit nga “asgjësimi”.

“Nëse nuk do eliminonim potencialin iranian, nëse nuk do e bënim këtë me ‘Midnight Hammer’, ata do të kishin pasur një armë bërthamore,” tha Trump.

“Ata do e kishin përdorur shumë kohë më parë dhe Izraeli do ishte asgjësuar,” tha ai.

Trump vuri në dukje gjithashtu atë që ai e përshkroi si fitime të rëndësishme në fushëbetejë që nga 28 shkurti.

“Ne mund t’i nxirrnim jashtë loje të gjithë brenda një dite, por e gjitha kjo po rezulton në një rënie prej 90% në drejtime të ndryshme, por në veçanti, në lëshimet e raketave iraniane dhe një rënie prej 83% në lëshimet e dronëve,” tha ai, përpara se të përshkruante se si sistemet e avancuara tani rrëzojnë raketat iraniane, shkiruan Fox.

“Sapo ata dërgonin një raketë nga një lëshues, ne ishim në gjendje ta eliminonim atë lëshues brenda një periudhe prej pesë minutash ose më pak, me saktësi,” tha ai.

“Ne po i japim fund gjithë këtij kërcënimi një herë e mirë,” tha ai.