
Ulsi Manja prezantoi raportin e shumicës lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Manja theksoi se Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë apo provat, por vetëm të vlerësojë nëse janë respektuar procedurat dhe nëse kërkesa ka natyrë politike.
Sipas tij, Balluku nuk ka pretenduar se kërkesa është e motivuar politikisht, ndërsa raporti evidenton se kallëzimi i parë ndaj saj është bërë në gusht 2024 nga Lulzim Basha dhe i dyti nga Gazment Bardhi.
“Kur janë rënduar nevojat e sigurimit ose kur masat nuk janë respektuar.
Rasti i dytë përjashtohet në këtë rast pasi Balluku e ka respektuar. Nget vetëm rëndimi i masave të sigurimit për shtimin e episodeve të veprës penale, rrezikun e ikjes, kryerjen e një vepre më të rëndë penale apo prishjen e provave. Raporti i referohet këtyre kërkesave.
Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë Gjykatën. Nuk gjykojmë fajësinë apo provat, por vlerësojmë respektimin e procedurave, nëse kërkesa është bërë me natyrë politike.
Fakti nëse kërkesa është bërë me natyrë politike, Balluku nuk pati pretendime për një kërkesë të motivuar politikisht, por Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD.
Kallëzimi i dytë është bërë nga Gazment Bardhi. Në 2025, procedimet janë bashkuar në një të vetme që mban një numër unik procedimi në bazë të të cilës po zhvillohen hetimet.”