Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 67-vjeçari në Berat për pastrim parash, sekuestrohen mijëra euro


Policia në Berat ka arrestuar një 67-vjeçar të dyshuar për pastrim parash, gjatë një operacioni të koduar “Produkti”.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, në pranga ra shtetasi me inicialet K.K., banues në Berat. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, pas informacioneve të siguruara gjatë hetimeve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

54,890 euro

2,020 paund

1,850 dollarë

2,850 franga

1 automjet

1 aparat celular

Sipas policisë, këto shuma monetare dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.