
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të miratojë masën e sigurimit personal ndaj Belinda Ballukut, duke lënë në fuqi pezullimin e saj nga detyra.
Balluku ishte pezulluar nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, shqyrtoi ankimin e Ballukut dhe vendosi të miratojë vendimet nr. 118, datë 19.11.2025, dhe nr. 120, datë 22.11.2025, duke konfirmuar pezullimin e ushtrimit të detyrës publike, si masë ndaluese sipas nenit 242 të Kodit Penal.
Vendimi u shpall më 9 mars 2026 në Tiranë.