Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli paralajmëron: Do të ndjekim çdo pasardhës të Khameneit


Ushtria e Izraeli paralajmëroi se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të mundshëm të liderit suprem të Iran, Ali Khamenei, i cili u vra gjatë sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X në gjuhën persiane, ushtria izraelite deklaroi se do të ndjekë gjithashtu çdo person që përpiqet të emërojë një pasardhës për Khamenein.

Paralajmërimi i referohet organit klerikal që ka përgjegjësinë për zgjedhjen e liderit suprem të Republikës Islamike, sipas Reuters.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur ky organ pritet të mblidhet për të vendosur se kush do të jetë lideri i ardhshëm i Iranit, pas vdekjes së Khameneit.

Lideri suprem iranian u vra në fillim të marsit gjatë një serie sulmesh ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran, një zhvillim që ka përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme.