Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vlorë pranë paraburgimit, përplasen dy automjete



Një aksident rrugor është regjistruar në Vlorë, në aksin që lidh autostradën Vlorë–Fier me rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra më poshtë në anë të një kanali.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohen persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në automjete.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.