Vendosni fjalën kyçe....

SPAK mbyll hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj, tre akuza të komunikuara për inceneratorin e Elbasanit



Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e inceneratorit të Elbasan. Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

Mbyllja e hetimeve iu komunikua gjithashtu bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortes Albina Mançka, si dhe shtetasve të tjerë të përfshirë: Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.

Ky fraksion u nda nga procedimi mëmë i inceneratorit të Elbasanit, ndërsa të përfshirët akuzohen për një sërë veprash penale. Hetimi u krye nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.

Ahmetaj ishte shpallur në kërkim nga SPAK që prej korrikut 2023, ndërsa janë vendosur sekuestro mbi prona në emër të tij dhe familjarëve. Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministri vazhdon të gjykohet në GJKKO për veprën penale “shpërdorim detyre” në dosjen “Buka sha”.