Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta tërhiqet nga ankimi në Apelin e Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë



Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apeli i Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili konfirmoi se vendimi për të tërhequr ankimin është marrë pas shqyrtimit të mundësive ligjore.

Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë më, ndërsa në fuqi mbetet masa e sigurisë e vendosur më herët ndaj Metës.