
Deputetët e PD-së kanë kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga Kuvendi pas asaj që ata thanë se ishte fyerje ndaj demokrates Albana Vokshi.
Ata i kërkuan Peleshit që të marrë masa ndaj Ballës njësoj siç bën ndaj deputetëve të opozitës të cilët i ka përjashtuar për shumë më pak, thanë Bardhi e Xhaferri..
“Kur ai i drejtohet një gruaje duke i thënë ‘numri juaj i telefonit është 0900’, ti zoti Peleshi, ul kokën, sytë dhe bën sikur t’i kanë bllokuar me 2 tapa veshët. Jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë dhe për ato që do të ndodhin. Unë kam lexuar komunikimet e 2 vajzave të Vokshit me zonjën Vokshi tani. Ju keni vajzë vetë. Si do i vinte vajzës suaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes suaj që ‘e ka numrin 0900’”, tha Bardhi në Kuvend.
Ndërkohë Besart Xhaferri tha se se kreu i grupit të PS mashtroi kur tha se bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Evropian. Sipas Xhaferrit, ai numër në BE përdoret për argëtim erotik.
“Në shtator në seancën e dytë, ju keni përjashtuar bardhin se ju drejtua juve me një epitet i paburrë. E përjashtuat, u mor vendimi për 5 minuta. Kreu i grupit të PS që unë tu numrin Albana ta kam me 0900! Balla tha që është numër i BE, mashtroi, është 0800. 0900 edhe në BE përdoret për argëtim erotik dhe ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni”, tha Xhaferri.